Brandon Scott Hole është sulmuesi që vrau 8 punëtorë në ShBA

Autoritetet amerikane e kanë identifikuar sulmuesin që vrau tetë punëtorë të kompanisë “FedEx” në Indianapolis. Pas këtyre vrasjeve, ai në fune e vrau edhe veten. Sulmuesi quhej Brandon Scott Hole dhe ishte vetëm 19 vjeç.

Mësohet se sulmuesi më parë kishte punuar për këtë kompani dhe ishte vendosur në ndalim psikiatrik, pasi nëna e tij kishte raportuar për shqetësimin e saj se i biri mund të kryente vetëvrajse, thanë policia amerikane dhe FBI-ja.

Në mesin e të vrarëve janë katër anëtarë të komunitetit Sikh – tri gra dhe një burrë, bëri të ditur një udhëheqës lokal i këtij komuniteti, i cili ishte konsultuar me familjet e viktimave, shkruan Reuters.

Zyrtarët lokalë të sundimit të ligjit nuk kanë arritur të përcaktojnë ende nëse urrejtja racore apo etnike ka qenë motiv i sulmuesit. Megjithatë, një grup për mbrojtjen e të drejtave civile të komunitetit Sikh bëri thirrje për hetime rreth urrejtjes së mundshme në këtë krim.

Incidenti ishte sulmi më i ri pas një vargu prej së paku shtatë sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar dhe ndodhi në qendrën e operacioneve të kompanisë “FedEx” afër Aeroportit Ndërkombëtar të Indianapolisit pas orës 23 sipas kohës lokale.

Sulmi zgjati vetëm disa minuta dhe kishte përfunduar kur policia arriti në vendin e ngjarjes, tha nënkompandanti i policisë lokale, Craig McCartt.

Dëshmitarët thanë se gjatë sulmit u krijua një skenë kaotike, ku sulmuesi fillimisht qëlloi me një armë të gjatë në parkingun e kompanisë para se të hynte në ndërtesë dhe ta vazhdonte sulmin, duke shkaktuar viktima brenda dhe jashtë objektit. Policia e gjeti të vdekur sulmuesin nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

Ngjarja paraprake

Biden realizon takim ballë për ballë me kryeministrin japonez, i pari që nga ardhja në detyrë

Ngjarja e ardhëshme

Sot përballen me njëri-tjetrin dy trajnerët karizmatikë Munishi – Batatina

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian