Braimllari: Rama do t’i humb thellë zgjedhjet dhe ai e di këtë gjë

Ssekretari i përgjithshëm i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, është shprehur se Edi Rama është i vetmi person që nuk kërkon që të ketë një reformë zgjedhore konsensuale bazuar në një dakordësi që nisi më 14 janar dhe u konkludua më 5 qershor.

Sipas Braimllarit, Rama e di që zgjedhjet e ardhshme do ti humbasë dhe madje bindshëm.

Braimllari:

Është e qartë përballë opinionit publik, por edhe ndërkombëtarëve që Edi Rama është i vetmi person që nuk kërkon që të ketë një reformë zgjedhore konsensuale bazuar në një dakordësi që nisi më 14 janar dhe u konkludua më 5 qershor.

Edi Rama i ka ikur asaj dakordësie për një arsye shumë të thjeshtë, ai ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Edi Rama është i qartë që është një humbës në këtë vend jo me një rezultat të ngushtë, por me rezultat të thellë.

Ish-deputeti i LSI-së shtoi se Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe turizmin që janë edhe pjesa më e madhe e zhvillimit të vendit.

Braimllari: Shqipëria pjesën më të madhe të zhvillimit të saj ka bujqësinë dhe turizmin, ai i ka shkatërruar të dyja këto.

Bujqësia është e rrënuar totalisht dhe sot fermeri është më i varfër se kurrë.

Ngjarja paraprake

Filloi Festivali i Tetë i Filmit “Xhifoni Maqedoni”

Ngjarja e ardhëshme

Kërkesa e çuditshme e Trump ndaj Biden

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian