Braho: Sa më të mëdha premtimet e Qeverisë, aq më i madh është zhgënjimi

Analistja politike, Alisa Braho, vlerëson se Qeveria Kurti deri tani ka improvizuar.

“Ka qenë pak improvizim e gjithë Qeveria Kurti deri tani, nuk kemi të bëjmë me një qeveri të majtë. Ra halli i vaksinave, improvizuan diçka, ra halli i energjisë elektrike, prapë improvizuan diçka”.

Braho, në “Rubikon”, tha se qeveritë e kaluara janë përballur me probleme më të mëdha se Qeveria.

“Po, mbase nuk kanë qenë më herët në pushtet dhe nuk kanë përvojë. Ka pasur qeveri të mëparshme që u është dashur të merren me probleme edhe më problematike sesa këto, me të cilat po merret Qeveria Kurti. Kur ndodhësh i papërgatitur, nuk mund t’i fajësosh qytetarët njësoj siç vepruan me qytetarët kur u shtrenjtua energjia elektrike. Qeverisë nuk i uroj të keqën, përkundrazi pritshmëritë e mija ishin shumë më të mëdha, duke pasur parasysh se si erdhën në qeveri”.

“Nuk më bën përshtypje që kanë marrë të gjitha bordet, se këtë e kanë bërë të gjitha qeveritë, kjo është një gjë “shqiptare” që e bëjnë të gjithë. Sa më të mëdha premtimet, aq më i madh është zhgënjimi”, tha Braho.

Mes tjerash, Braho tha se teksa flitet për luftimin e korrupsionit, qeveria nuk bën hetime dhe është e kotë të thuhet se u luftua korrupsioni, për aq kohë sa nuk u kap asnjë “kokë e madhe”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Bombat e opozitës”, Ademi i BDI-së i quan tendencë për politikë ditore

Story i radhës

Maqedoni: Bursa për studime në universitetet më të mira botërore

Të fundit nga