Bottas kërcënon Hamiltonin

Valtteri Bottas korri suksesin e dytë sezonal me makinën Mercedes, teksa triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Rurisë në Formula 1. Një paraqitje e mirë e finlandezit, që përfitoi edhe nga penalizimi që mori shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton (i treti), për të ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme.

Tashmë Hamilton kryeson me 205 pikë, ndërsa Bottas ndodhet i dyti me 161 pikë. Pra 44 pikë më pak, por botërori është ende i gjatë.

“Kishte kaluar mjaft kohë nga fitorja e fundit, por e di që nëse do të kem mundësi do të arrij të fitoj sërish. Jo vetëm një garë por disa të tilla dhe, pse jo, titullin kampion. E vetmja gjë që duhte të bëj është të ruaj qetësinë, përqendrimin dhe të pilotoj sa më shpejt të mundem. Nuk do të dorëzohem deri në fund, pasi nuk i duhet asnjëherë.

Nuk është kurrë vonë të duelosh për titullin”, tha Bottas.

Ngjarja paraprake

Aktori Çun Lajçi në Tetovë u mirëprit nga rektori i UT-së, Ameti

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria aprovoi organizimin e qëndrimit të vazhdueshëm të nxënësve në shkollat fillore

të fundit nga