Botërori 2022/ Këto janë superndeshjet e play-off-it

Do të zhvillohen sot katër ndeshjet jashtëzakonisht interesante për fazën e play-off-it të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në fakt, në planprogram janë gjashtë ndeshje, por dy prej tyre nuk do të zhvillohen. E para që është zhvleftësuar është ajo ndërmjet Rusisë dhe Polonisë, me kombëtaren polake që ka vazhduar në fazën tjetër automatikisht pas përjashtimit të Rusisë nga të gjitha evenimentet sportive të FIFA-së dhe UEFA-së pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.

Sfida tjetër e cila nuk do të zhvillohet sot por që është shtyrë për një afat të pacaktuar është ajo ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës.

Italia do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut, Portugalia me Turkinq, Suedia me Republikën e Çekisë dhe Uellsi me Austrinë.

Që të katër ndeshjet fillojnë nga ora 20:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BFI: Sivjet do të organizohet Haxhi

Story i radhës

Si fillim, ai duhet të të shohë ty siç pa mbrëmë Ben Affleck Jennifer Lopez-in

Të fundit nga