bota i jep lamtumiren papa franceskut ne shqiperi flamujt ne gjysmeshtize rama anulon sot takimet e fushates berisha i vijon me nje minute heshtje 680c846ace286

Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut. Në Shqipëri flamujt në gjysmështizë! Rama anulon sot takimet e fushatës, Berisha i vijon me një minutë heshtje

April 26, 2025
1 minut lexim

Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri dhe sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë.

Në respekt të figurës së Papa Françeskut, Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë takimet elektorale të planifikuara gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.

Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.

Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit, në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.

Në ceremominë mortore të Papa Françeskut, nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vicky pattison senzacionale me fustan 680c7ac48cf7d
Story i mëparshëm

Vicky Pattison senzacionale me fustan

mungesa e institucioneve kosova rrezikon te humbase miliona euro nga plani i rritjes i be se 680c8dcc661a2
Story i radhës

Mungesa e institucioneve, Kosova rrezikon të humbasë miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë