Boshnjaku ia kthen shpinën Prishtinës

Pas Endrit Krasniqit, edhe futbollisti Lorik Boshnjaku largohet nga ekipi i Prishtinës.

Ai përmes llogarisë së tij ka njoftuar largimin nga klubi më i trofeshëm në Kosovë.

Boshnjaku është prej lojtarëve më të mirë në Kosovë dhe largimi i tij është edhe një humbje e madhe për Prishtinën.

“Pas 7 vitesh të kaluara te FC Prishtina rrugëtimit tonë të përbashkët i erdhi fundi.

Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por janë të domosdoshme, pasi më duhet të falënderoj të gjithë ata që më qëndruar afër në këtë rrugëtim.

Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit të klubit, por më së shumti bashkëlojtarëve dhe tifozëve PLISAT.
Erdha te Prishtina si ri, po largohem si burrë, kapiten dhe me gjashtë trofe të fituar. 1 titull kampioni, 3 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupë e Kosovës, të cilat do të mbesin në zemrën time, sikurse edhe ndeshjet në garat ndërkombëtare që i zhvilluam së bashku.

Gjithmonë jam munduar të jap më të mirë pa kursyer asgjë nga vetja , për qytetin tim të lindjës, për Plisat, për klubin më të madh në vend. 

Një largim i dhimbshëm për mua, por i duhur për të shikuar përpara drejt aventurave të reja. 
Mirupafshim Prishtinë!”, n
jofton Boshnjaku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dikur vajzë modele, sot nënë dhe djalin kampion të Kosovës!

Story i radhës

5 truke të vogla për të përmirësuar gjumin tuaj kur jeni shtatzënë

Të fundit nga