Boshnjakët: Ja pse pranuam t’i luajmë dy ndeshje në Kosovë! 

Klubi i hendbollit Bosna Visoko Vispak po përballet me një mori telashe dhe ç’ është e vërteta nuk ka tri ditë që kanë dalur nga izolimi, për shkak se disa nga lojtarët e saj kanë qenë të infektuar me koronavirus. 

Të shtunën (nesër në orën 16.00) dhe pasnesër në orën 15.00 takohen me ekipin më të suksesshëm të Kosovë,  kampionin Besa Famgas nga Peja, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës (meshkuj). 

“Pas izolimit për shkak të koronavirusit, ekipi ynë u kthye në procesin e trajnimit të hënën.

Pas vetëm tre ditëve të trajnimit, ekipi ynë udhëtoi natën e kaluar drejt Kosovës, ku do të luajmë dy ndeshje të raundit të 2-të të Kupës Evropiane të EHF kundër Besa Famgas këtë fundjavë. Duke qenë se nuk ka shikues në këto ndeshje, ne vendosëm të pranojmë që të dy ndeshjet të luhen në Kosovë.

Për më tepër, duhet të përmendim se ne e pranuam këtë për shkak të problemeve të shumta administrative në lidhje me vizat për ekipin e Kosovës”, shkruan mes të tjera në faqen e  klubit boshnjak.

Ngjarja paraprake

Dizajni i patentuar: Çizmet Chelsea janë firmosur fillimisht nga këpucari i Mbretëreshës Victoria

Ngjarja e ardhëshme

Ndarja nga Jeta e “Ver Llapës”/ Halit Valteri: Politika nuk duhet të kujtohet për ta kur nuk janë më

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian