Borxhi publik i Rusisë brenda vitit rritet me 40 përqind

Borxhi publik i Federatës Ruse gjatë vitit 2020 është rritur me 5.4 trilionë rubla apo 73.5 miliardë dollarë, rritje e cila nëse shprehet në përqindje i bije rreth 40%. Këto rezultate dalin nga publikimi i Dhomës së llogarive të Federatës Ruse.

Në rritjen e borxhit publik në Rusi ka ndikuar rënia e të hyrave buxhetore, ku të hyrat buxhetore të vitit 2020 ishte për 9.1% më pak se ato të planifikuara.

Nëse i krahasojmë të hyrat e vitit 2020 me ato të vitit 2019, atëherë të hyrat buxhetore gjatë vitit 2020 ishin më të ulëta për 7.3%.

Ndër sektorët që kishte më së shumti rënie te të hyrave ishte Industria e naftës dhe gazit, industri e cila merr pjesë në formimin e buxhetit rus me rreth 50%. Të hyrat nga nafta dhe gazi kishin rënie prej 2.2 trilionë rubla (rreth 30 miliardë dollarë), shprehur në përqindje 30.4%.

Kjo ka ndikuar që deficiti buxhetorë në Rusi, gjatë vitit 2020 të jetë më i larti në 10 vitet e fundit, duke arritur në 3.8% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Zvogëlimi i të hyrave buxhetore dhe rritja e deficitit ka ndikuar në rritjen e borxhit publik të Federatës Ruse, borxh i cili në fund të vitit 2020 ka arritur në 18.9 trilionë rubla (258 miliardë dollarë) apo rreth 17.8 të PBB.

Ngjarja paraprake

Pesë mënyra për ta lënë cigaren

Ngjarja e ardhëshme

Moti për ditën e enjte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian