Borrell: Mos t’i japi arsye Putinit, mund ta zgjerojë aktivitetin e tij ushtarak

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin mund ta zgjerojë aktivitetin e tij ushtarak përtej Ukrainës, në drejtim të një shteti anëtar të NATO-s.

Borrell, në një intervistë për edicionin turk të CNN, ka deklaruar se askush nuk duhet t’i jap justifikime presidentin rus për të rritur ambiciet e tij pushtuese.

Ka shqetësime serioze”, ka theksuar Borrell.

Po punojmë për ta arritur një balanc të vështirë. Në njërën anë po përpiqemi që të mbështesim Ukrainën dhe në anën tjetër që ta ndalojmë një luftë më të madhe. Askush s’duhet t’i jap arsye Putinit, sepse ai mund ta zgjerojë aktivitetin e tij ushtarak. Mund të jetë në drejtim të një shteti të NATO-s apo ndonjë shteti tjetër”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se Putin do të mundohet të sulmojë, por Perëndimi, ka thënë ai, duhet t’i kufizojë sulmet e tij.

Ne duhet ta izolojmë Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar, duhet ta mbështesim Ukrainën”, ka thënë Borrell.

Ai ka thënë se Ukraina përket në gjirin e familjes evropiane, duke thënë se BE i është përgjigjur pozitivisht aspiratave të Kievit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Po, ne kemi thënë se Ukraina i përket familjes evropian. Ky është një fakt i dukshëm, gjeografikisht dhe historikisht. Janë disa procedura, por e kemi nisur këtë proces”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burrë e grua nisen nga Norvegjia, me të arritur në Podujevë iu thye vetura dhe iu vjedhën sende me vlerë

Story i radhës

Nuk e kishim parë asnjëherë kështu, Bruno i shkon pas një vajze

Të fundit nga