Borrell: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet, nuk ka vend për zgjedhje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka deklaruar se çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga Ohri është e kotë.

Gjithashtu ai është shprehur i vendosur se ajo marrëveshje duhet të zbatohet dhe se nuk ka vend për zgjedhje.

Para fillimit të samitit dyditor të BE-së, në një komunikim për gazetarët, Borell bëri me dije se, duhet të zbatohet në mënyrë tërësore dhe se BE-ja do të monitorojë nga afër se kush e zbaton dhe kush jo.

“Do t’i këshilloja që të mos shmangin përgjegjësitë, por të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama: Task-forcë Shqipëri-Britani për politikat e emigrimit

Story i radhës

Tahiri, PDK: “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

Të fundit nga