Borisovi- Zaevit: Bullgaria mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 27 shtator 2020 (MIA) – Bullgaria mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, theksoi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në bisedën e sotme telefonike me kryeministrin, Zoran Zaev.

Të dy kryeministrat, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar kanë shprehur bindjen se të dy palët mbeten të angazhuara në zbatimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit.

Në biseden telefonike është bërë fjalë edhe për organizimin e vizitës në kohë të afërme të kryeministrit Zaev në Bullgari si dhe për inkurajimin e përbashkët të punës së komisioneve historike për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për të dy palët.

Në fokusin e bisedës Zaev- Borisov, madje ka qenë procesi i Berlinit dhe kryesimi i sukseshëm i përbashkët e cila është veçanërisht e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e rajonit në BE si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm i cili do të mbahet në nëntor në Sofje.

Të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e përbashkët në mbrojtjen nga pandemia KOVID-19, veçmas duke pasur parasysh përvojat e Bullgarisë në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për stafin profesional dhe qytetarët.

Poashtu është theksuar edhe përcaktimi i kryeministrave, dy vendeve dhe qytetarëve për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ekzistojnë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik. fab/

 

Ngjarja paraprake

SHBA thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit t’u japin fund përleshjeve

Ngjarja e ardhëshme

Gattuso pas fitores 6:0: Duhet të përmirësohemi akoma

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian