Borisov: Me RMV-në s’ka bisedime pa u plotësuar kushtet

Ish kryeministri bullgar dhe lideri I partisë GERB–it Bojko Borisov ka ripërsëritur se me RMV-në nuk do të vazhdojnë negociatat pa u përfshirë komuniteti bullgar në kushtetutën e RMV-së. Në takimm me asociacionet e bullgarëve të Maqedonisë, Borisov I prerë se qëndrimi I Sofjes ndaj RMV-së nuuk do të ndryshojë, kushdo që të jetë në pushtet. “Ju kam thënë, garantoj me emrin se nuk do të kemi bisedime me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk përfshihet si e tillë në kushtetutë. Ata e dinë se përkrahja jonë, si pushteti apo opozitë varet nga njohja e pakicës bullgare nga ana e tyre. Menjëhherë u kuptova për këtë me Edi Ramën. Pres të njëjtën edhe nga Zoran Zaev. Për Bullgarinë është me rëndësi të madhe që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të jenë në Bashkimin Evropian.”, tha Bojko Borisov, ish kryeministër Bullgar.Përfaqësuesit e bullgarëve të Maqedonisë kanë thënë se ata janë bullgar autokton në RMV dhe se nuk kanë ardhur vitet e vonshme si boshnjakët apo serbët, ndërkaq kryeminsitri Zaev, nuk ua njeh identitetin e tyre.

Ngjarja paraprake

Арифи: Се асфалтира продолжението на булеварот „Благоја Тоска”, делницата ќе се заврши во првите 100 дена

Ngjarja e ardhëshme

KEDS njofton se në cilat vende do të ketë ndalje të rrymës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian