Borisov: Jam negativ ndaj Kovid-19, do të takohem me Zaevin

Kryeministri bullgar Bojko Borisov në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është negativ ndaj Kovid-19 dhe se sot do të mund të takohet me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe bashkë të kryesojnë me Samitin për Ballkanin Perëndimor në Procesin e Berlinit.

“Jam negativ ndaj Kovid-19, këtë e tregoi testi i dytë. Me pëlqimin e zyrtarëve shëndetësor mund të takohem me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bashkë të udhëheqim takimin në Procesin e Berlinit”, shkruan Borisov në profilin e tij zyrtar në facebook.

Borisov dhe Zaev sot do të kryesojnë me Samitin në Procesin e Berlinit, i cili për shkak të pandemisë me Kovid-19, do të mbahet online. Në Samit do të marr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, një përfaqësues i Komisionit Evropian, sekretari gjeneral i Këshillit rajonal për bashkëpunim Majlinda Bregu dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Ermir Xhikiq.

Në seancën plenare të Samitit pritet që të marrin pjesë edhe liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Zhozep Borel dhe eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji.

Ngjarja paraprake

Trump jep sinjalin për "vazhdimin e luftës në 4 shtete kritike" për zgjedhjet

Ngjarja e ardhëshme

Mira Rakacolli: Në Spital Po Shpëtohen Shumë Jetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian