bordin i turbulluar per formacionin kunder partizanit 6714e04ad86f3

Bordin “i turbulluar” për formacionin kundër Partizanit

October 20, 2024
1 minut lexim

Edhe në prag të sfidës me Partizanin, tek Elbasani ka ende disa dilema sa i përket formacionit dhe lojtarëve që do të hidhen nga minuta e parë në fushë, për shkak të problemeve fizike.

Arsen Kasa do të vijojë të mungojë, ndërsa në dyshim është Ardit Hila, për të cilin do të vendoset në momentet e fundit nëse mund të luajë, për shkak të një dëmtimi të lehtë, që e ka penguar të stërvitet normalisht në ditët e fundit.

E njëjta situatë edhe me sulmuesit Bedri Greca apo Blaise Tsage për shkak të shqetësimeve që ndiejnë nga dëmtime të mbartura. Pjesa tjetër e ekipit duket në rregull dhe gjasat janë që Bordin të jetë sërish besnik i skemës 3-5-2.

Nga minuta e parë në mbrojtje priten Lulaj, Telushi dhe Musta, teksa mesfusha pritet të përbëhet nga Lila dhe Hakaj në krahë, si dhe Qose, Dros e Hasani në qendër. Në sulm do t’i besohet Ze Gomeshit dhe Gjonit. Trajneri Bordin do të synojë të gjejë rrjedhshmërinë në sulm dhe të ruajë pathyeshmërinë e ekipit në mbrojtje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sara berisha shfaqet joshese ne veshjen bardhe e zi 6714df5dcc90b
Story i mëparshëm

Sara Berisha shfaqet joshëse në veshjen bardhë e zi

shumica e ministrave ne kabinetin e mickoskit te zhytur ne kredi 6714e22787cd0
Story i radhës

Shumica e ministrave në kabinetin e Mickoskit të zhytur në kredi

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë