Bora Zemani reagon ashpër pas mashtrimit që u bë në emër të saj!

Ndodh shpesh që personazhet publike, por jo vetëm, të bien pre e mashtrimeve të ndryshme që bëhen në emër të tyre.

Rasti i fundit është ai i Bora Zemanit. Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram.

Në këto biseda Bora ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder.

Image

Insta

 

Ky nder konsiston në mbylljen e një faqeje, që sipas personit në fjalë, ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet. Ndër të tjera në bisedë përmendet edhe djali i saj Arbori.

Pasi këto foto morën dhenë, ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, që ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë folur me dikë për të mbyllur një faqe Instagrami, duke thënë se mjaftohet me një “bllok” që bën nga profili i saj.

Image

Insta

Më tej, Bora shton se neveritet kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e saj, duke përfunduar me “injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale”.

Ngjarja paraprake

Më në fund, Strakosha negativ në tamponin e fundit

Ngjarja e ardhëshme

UEFA ndan skuadrat në vazo për eliminatoret Katar 2022, vazot ku bëjnë pjesë Kosova e Shqipëria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian