bora veshtireson qarkullimin e automjeteve ne disa rruge 65ab775109631

​Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

January 20, 2024
1 minut lexim

Bora që nisi të bie mbrëmë e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, si dhe në disa rrugë regjionale.

Vështirësi në qarkullim është raportuar edhe në disa rrugë që menaxhohen nga komunat e Kosovës. Megjithatë, rrugët kryesore në kryeqytet në mëngjesin e sotëm janë të pastruara.

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës vikendi do të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi e shtunja do të jetë me borë, ndërsa, e diela me diell.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.         

MARKETING

RENT A CAR

u shiti sekrete ruseve merret vendimin drastik ndaj zyrtarit te forces detare italiane 65ab73ccd4b94
Story i mëparshëm

U shiti sekrete rusëve, merret vendimin drastik ndaj zyrtarit të Forcës Detare Italiane

debora zbardh dibren 65ab7ad2f1c44
Story i radhës

Dëbora zbardh Dibrën

Të fundit nga

ShkoLartë