Bora në Xhamu Kashmir vazhdon të ndikojë jetën e përditshme

Reshjet e dëborës që po vazhdojnë që nga fundjava në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, vazhdojnë të ndikojnë jetën e përditshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Severe weather warning amid snowfall in Kashmir

Reshjet e dëborës që po vazhdojnë që nga fundjava në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, vazhdojnë të ndikojnë jetën e përditshme. Nga bora është ndikuar më së shumti qyteti Srinagar, ku për shkak të reshjeve intensive të borës rrugët janë zbardhur. ( Faisal Khan – Anadolu Agency )

Nga bora është ndikuar më së shumti qyteti Srinagar, ku për shkak të reshjeve intensive të borës rrugët janë zbardhur.

Ndërkohë qytetarët pavarësisht motit të vështirë kanë vazhduar jetën e përditshme të tyre.

Sipas njoftimit të zyrtarëve, dje reshjet e para të dëborës të këtij viti në rajonin Xhamu Kashmir, shkaktuan ndërprerje të funksionimit të autostradës 270-kilometërshe që lidh qytetet Xhamu dhe Srinagar.

Kjo është rruga e vetme që lidh Kashmirin me pjesë të tjera të vendit, ndërsa Departamenti Meteorologjik Indian ka parashikuar reshje të dëborës në të gjithë rajonin e Kashmirit, të cilat pritet të jenë edhe më intensive në vendet më të larta.

Siç bëjnë të ditur raportimet lokale, të paktën 15 persona u lënduan në aksidente të ndryshme rrugore në Xhammu Kashmir për shkak të rrugëve të rrëshqitshme.



. .

Ngjarja paraprake

Lukaku, gati

Ngjarja e ardhëshme

Arrestimi i Blerim Maqastenës nga policia serbe, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian