Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë verilindjen e vendit. Gjatë orëve të fundit ka patur reshje dëbore në disa zona malore, ku tarshësia varion nga 30 deri në 50 cm.
Raportohet se në këto zona, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës janë krijuar probleme në disa akse nacionale dhe rurale. Megjithatë, borapastrueset kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe sipas komisionit të Emergjencave Civile, aktualisht të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.
Komisioni i Emergjencave Civile bën me dije se ka probleme në disa rrugë rurale që lidhin qendra të njësive administrative me fshatrat e zonave të thella malore.
Sakaq, për shkak të kushteve të motit, në disa fshatra të Kukësit, Hasit dhe Tropojës ka ndërpreje të energjisë elektrike. Ndërkohe, punonjësit e OSHE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.
Burimi: botasot.info