Bora bllokon sërish Rrugën e Arbrit

Reshjet e borës janë rikthyer sërish.

Në orët e vona trashësia e saj ka kaluar në mbi 20 centimetra.

Policia ka bllokuar By Passin në qafën e Murrizit në Rrugën e Arbrit dhe nuk po lejon kalimin e mjeteve për të parandaluar aksidentet dhe për të mos penguar mjetet borëpastruese.

Moti i keq i 24 orëve të fundit ka sjellë probleme edhe në porte ku dallgëzimi për shkak të erës ka shkuar në 7-8 ballë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka pezulluar lundrimin për linjat Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, si dhe për të gjitha mjetet e vogla lundruese, përfshi edhe ato të peshkimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jimmy Carter: Një hetim i plotë do të tregonte se Trump humbi në 2016-ën

Story i radhës

Moti për sot

Të fundit nga