Bonucci: Si kapiten duhet të jem shembull

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci , foli për “DAZN” pas fitores 2-1 ndaj Venezias, që erdhi falë dopietës që shënoi në ditën e lindjes së tij.

Goli i pestë në Seria A, të gjithë të shënuar me shiritin e kapitenit: “Kur mbaj shiritin e kapitenit është diçka e veçantë. Kur e mora këtë vit, gjithmonë u përpoqa të jem shembull.”

Si e gjykoni performancën e Mirettit? “Ai bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke luajtur shumë topa vertikalisht. Para ndeshjes i thashë të luante i qetë dhe ai e bëri atë në të mirën e tij.”

Më shumë keqardhje për të mos luftuar për Scudetton apo gëzim për një hap më shumë se vitin e kaluar? “Kur futesh në fushë me këtë fanellë, gjithmonë e merr fushën për qëllimet më të larta. Ne e ndërlikuam pak jetën tonë sepse mjaftuan 3 ose 4 pikë të tjera për të qenë në krye, por do të shërbejë si një mësim për të ardhmen”.

E prisnit një ditëlindje të tillë? “Nuk mund të bëhet më mirë se kjo”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Story i radhës

Të marrët e pushtetit

Të fundit nga