Bombardon droni turk, Rusia nis tanket – a po fillon një luftë e re?

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi. Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rebelëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikt që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rebelët në lindje të vendit. Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.

Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shkup, 17-vjeçarja e diagnostikuar me Covid-19 vdes në Klinikën Infektive

Ngjarja e ardhëshme

Skandal, federatat dhe lidhjet sportive ilegale serbe në Kosovë nën direktivat e Vuçiqit! Edhe në Gjilan e Prishtinë 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian