Bombardohen rafineritë e naftës në dy qytete ukrainase

Rafineritë e naftës në qytetet ukrainase Zhytomyr dhe Cherniahiv, janë kapluar nga zjarri si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria ruse.

Kyiv Independent raporton se dy rafineritë e naftës në rajonin e Zhytomyr, janë përfshirë nga zjarri pas bombardimit të tyre nga forcat ajrore ruse.

Sipas agjencisë ukrainase për emergjenca, objektiv i ushtrisë ruse ishin rafineritë e natës në Zhytomyr dhe Cherniahiv.

Megjithatë ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarret, e deri më tani nuk raportohet për të lënduar. 
 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy deputetë të PD ia kërkuan dorëheqjen, reagon Basha

Story i radhës

Ambasadori rus në RMV thirret në MPJ, i jepet notë verbale

Të fundit nga