“BOLL MË!” protestë para Qeverisë, TVSH-ja për energjinë elektrike, të ulet në 5%

Nëse ky shtet synon që të antarsohet në BE, synimet edhe direktivat duhet patjetër të zbatohen thonë nga iniciativa “BOLL MË” të cilët protestuan para Qeverisë. Në pikën e dytë të kërkesave të parashtruara që në korrik të 2020-s, e ka uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, nga 18 në 5 përqind.

“Çdo shtet dhe antëtar i BE së TVSH për energji e ka nga 5 deri 9 përqind, varësisht nga forca dhe zhvillimin ekonomik që e ka apo GDP-ja për kokë banori. Kur shkojmë të ndonjë mik, ndonjë familiar, të ndonjë i afërm për vizitë nuk i bëjmë Kanun në shpinë e tij por i përmbahemi rregullvae të shpisë. Njëlloj është edhe me BE-në, duam të futemi në në BE duhet ti përmbahemi rregullave, direktivave të cilat na i cakton BE-ja. Përderisa buxheti i mban harxhimet të luksit, dietat maramendëse do ta mbaje edhe këtë.”, tha Rinor Osmani, inicativa “Boll Më!”.

Gjat protestave ai paraqiti edhe një video ingjizim të kryeministrit Zoran Zaev ku ai vetë e pranon që ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%, është direktiv dhe sygjerim i BE-së.

Ngjarja paraprake

77 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 36 viktima në këtë komunë

Ngjarja e ardhëshme

Dhjetëra të rinj i janë bashkuar PDK-së, Lushtaku: Rinia është e ardhmja jonë si shoqëri e si shtet

të fundit nga