Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ka rënë në një humnerë në Bolivi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat e Bolivisë, autobusi i pasagjerëve që po udhëtonte nga qyteti Cochabamba në pjesën qendrore të vendit në Santa Cruz, është rrokullisur në humnerën prej 150 metrash pasi shoferi ka humbur kontrollin e autobusit në qytezën Calomi.
Zyrtarët njoftuan se të paktën 21 persona humbën jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, mësohet se njëri nga të plagosurit është Erwin Tumiri i cili i mbijetoi aksidentit ajror kur avioni me futbollistët brazilian u rrëzua në Kolumbi më 29 nëntor 2016.
“Falënderoj Zotin se edhe një herë kam mbijetuar. Mjekët më thanë ti je ‘engjëll i mbrojtjes së Zotit'”, tha ai.
Avioni me futbollistët brazilianë ishte rrëzuar në Kolumbi ku nga 81 persona, vetëm 5 shpëtuan.