Boksa dhe shqelma në stërvitje të skuadrës gjermane, ku luajnë edhe dy shqiptarë

Skuadra e Hannoverit ishte në qendër të vëmendjes në mediat në Gjermani.

Kësaj radhe për një rahje në seancën stërvitore të skuadrës gjermane. Hanoveri përmes një kumtese për mediat shpjegoi se dy futbollistët e involvuar në këtë incident, Simon Falete dhe Genki Haraguçi, janë përfshi në një përleshje të lehtë.

Por, sipas mediave në Gjermani, kjo përleshje nuk ishte edhe e lehtë, pasi u “lançuan” boksa dhe shqelma mes vete. Klubi përmes kumtesës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër.

Kujtojmë që në skuadrën e Hanoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija.

Ngjarja paraprake

LeBron James edhe këtë herë nuk arriti të bënte asgjë

Ngjarja e ardhëshme

Gjatë 24 orëve të fundit 86 aktakuza kundër 104 personave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian