Boko Haram vret 14 fermerë në Nigeri

Pjesëtarët e grupit terrorist Boko Haram kanë vrarë 14 fermerë në një sulm në verilindje të Nigerisë, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët kapën 15 fermerë që punonin në fushat e tyre në fshatin Ngwom, i locuar 14 kilometra në veri të qytetit kryesor të rajonit Maiduguri dhe u prenë fytin, njoftojnë mediat lokale. Njëri prej fermerëve mbijetoi me një prerje të thellë.

Rreth 3 milionë persona janë zhvendosur gjatë një dekade si pasojë e aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it. Shumë civilë janë ende të bllokuar në komunitetet e largëta dhe nuk janë në gjendje të largohen për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë.

Dhuna, e cila ka vrarë më shumë se 30 mijë njerëz është përhapur në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar përgjigje ushtarake.

Shteti federal Borno është epiqendra e kryengritjes.



. .

Ngjarja paraprake

U bë pjesë e PS, flet aktorja: Do lë 3-4 rroga, e kam pikë të dobët Tropojën

Ngjarja e ardhëshme

Prekazi: Fitorja u dedikohet atyre që u infektuan me COVID-19

të fundit nga