Boki 13 kërkon përjashtimin e gjykatëses Gavrillova Efremovska

Me parashtrimin e dëshmive materiale, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdon gjykimi për financimin joligjor të organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, janë akuzuar edhe katër persona.

I akuzuari i parë Bojan Jovanovski, në fillim, kërkoi përjashtimin e gjykatëses Sofçe Gavrillova Efremovska, për shkak të, siç tha, anshmërisë, pasi ka qenë pjesë e këshillit gjyqësor në rastin “Reket”

Gjykatësja tha se kërkesa do të dërgohet deri te kryetari i Gjykatës, pas çka seanca vazhdoi me parashtrimin e dëshmive materiale, të propozuara nga prokuroria.

Për rastin me organizatën joqeveritare Aleanca ndërkombëtare, të themeluar nga Bojan Jovanovski – Boki 13, përmes së cilës janë mashtruar biznesmenë për gjoja qendra për persona të moshuar, janë akuzuar edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babi i Boki 13 dhe Jasna Mandiq.

Si person juridik, është akuzuar edhe organizata joqeveritare.

Ngjarja paraprake

Bytyqi: Qeveria vlerëson se ende nuk ka ardhur koha për orë policore

Ngjarja e ardhëshme

Mes lotësh, Klodiana Shala...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian