Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot do ta vizitojë Komunën e Velesit, me ç’rast do të njihet me projektet infrastrukturore.
Siç paralajmëroi Ministria e Transportit, Boçvarski dhe kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski do të kontrollojnë punët në sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën rajonale Veles-Gradsko dhe në ndërtimin e sistemit ujësjellës për vendbanimet Rashtan dhe Buzallakovë. ab/