Boçvarski, Angelovit: Jemi të përkushtuar në ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot para Ambasadorit bullgar në vend, Angel Angelov i prezantoi projektet kapitale që po zbatohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në përfundimin e Korridorit 8 hekurudhor.

Boçvarski theksoi se Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar në ndërtimin e hekurudhës për në Republikën e Bullgarisë dhe se po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm, si në aspekt teknik ashtu edhe financiar për përfundimin e saj,

“Gjatë takimit me ambasadorin Angelov biseduam për të gjitha projektet kryesore kapitale që ne jemi duke i zbatuar në vendin tonë, por ne vumë theks të veçantë në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, të cilat janë thelbësore për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve. Unë e informova ambasadorin për të gjitha aktivitetet që ndërmarrim për përfundimin e hekurudhës për në Republikën e Bullgarisë dhe duke qenë se ky është një projekt me rëndësi të veçantë për të dy vendet, ne ramë dakord për nevojën për forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimin tonë”, tha Boçvarski.

Siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministri Boçvarski dhe ambasadori Angelov biseduan edhe për rritjen e tregtisë midis dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. ls/fab

Ngjarja paraprake

Ukraina planifikon të blejë 48 dronë SIHA nga Turqia

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 8 të vdekur, 225 raste të reja.Shërohen 159 pacientë

të fundit nga