Boateng drejt gjigantit turk

Jérôme Boateng mund të largohet jo vetëm nga Lyoni por edhe nga futbolli francez.

Sipas mediave turke, kampionët e rinj të Turqisë, Trabzonspor janë hedhur në sulm për yllin e Lyonit.

Krerët e Trabzonspor tashmë janë duke punuar intensivisht për ndërtimin e një skuadre të fuqishme për garat evropiane, por edhe për sezonin e ri në elitën e futbollit të Turqisë.

 “Kampionët e Turqisë, Trabzonspor janë të interesuar për sulmuesin e  Lyonit, Jérôme Boateng”, shkruajnë mediat turke.

Boateng nuk është lojtari i vetëm që po kërkohet nga gjiganti turk, por siç raportohet, Trabzonspor janë duke i monitoruar edhe disa lojtarë tjerë cilësorë të disa klubeve evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dafina Dauti publikon këngën ‘Kanagjegji’

Story i radhës

Luana Vjollca u drejtohet fansave: Mesazhet që kam marrë nga ju janë jashtëzakonisht frymëzuese, faleminderit që jeni me mua

Të fundit nga