BMW prezanton SUV elektrik të segmentit të ulët iX1

BMW zgjeroi linjën e saj të makinave elektrike me prezantimin e iX1 SUV, një variant plotësisht elektrik i X1 Crossover.

iX1 konsiderohet si model bazë i SUV elektrikë dhe është një prej makinave elektrike me koston më të ulët të kompanisë.

Ndërsa modeli standard X1 vjen me motorë me karburant, dy me benzinë dhe dy me naftë kur të debutojë në Tetor, iX1 ka dy motorë elektrikë, një në secilin aks. Së bashku prodhojnë 313 kuaj fuqi ndërsa makina godet shpejtësinë 0-100 km/h për 5.7 sekonda.

Sipas BMW makina përshkon 438 kilomtra me një karikim të vetëm dhe mund të karikohet me një ritëm 127 kW ose 80% në 29 minuta.

Të gjitha modelet X1 do të prodhohen në fabrikën Regensburg në Gjermani. Kompania mbajti të fshehur kapacitetin e baterisë dhe çmimin. PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania: Rusia në kolaps ekonomik

Story i radhës

Një muaj paraburgim ndaj R.M.,i dyshuar për rastin “Brezovica”

Të fundit nga