Blushi akuza Ramës: Ti fute në Parlament dhe vendose në krye të bashkive kriminelët dhe trafikantët

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ka se futur në Parlament dhe nëpër bashki kriminelë dhe trafikantë.

Blushi i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, teksa i ka kujtuar se Presidenti e ka ftuar prej kohësh në një përballje.

“Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës.
Me Presidentin ti je vite dritë larg.
Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët.
Këtë e di e gjithë bota!
Presidenti të ka ftuar në Përballje!
Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?!
Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?!
Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!
Ora e Përballjes po afron!
As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit”, ka shkruar Blushi.

Ngjarja paraprake

E paprecedentë në historinë e klubit shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Ushtria libiane: Milicitë e Haftarit përdorin shkollat si kazerma

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian