Bllokohet e më pas lirohet, rruga Keqekollë – Ballaban, si pasojë e rrëshqitjes së dheut

Rruga Keqekollë – Ballaban është liruar për qarkullim, pasi rrëshqitjet e dheut e bën të pamundur kalimin në këtë pjesë.

Rrëshqitja u shkaktua nga reshjet që kanë kapluar vendin tash e disa ditë.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tha se lirimi i rrugës u bë pas intervenimit të menjëhershëm të ekipeve, për t’i mundësuar banorëve lëvizje të lirë.

“Në orët e hershme të mëngjesit u njoftuam se, shkaku i shembjes së dheut, është bllokuar rruga Keqekollë-Ballaban. Menjëherë ekipet tona kanë dalur në terren për të intervenuar dhe për të debllokuar rrugën në fjalë, për t’i mundësuar banorëve lëvizje të lirë”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një kamer trupore filmoi viktimën duke qarë

Story i radhës

Vranë 60-vjeçarin por e raportuan sikur u rrëzua nga makina/ Zbardhet krimi në Peshkopi, si nisi konflikti

Të fundit nga