Bllokada në Angli mund të vazhdojë, paralajmëron ministri britanik

Bllokada njëmujore në Angli e shpallur nga Kryeministri Boris Johnson këtë fundjavë mund të zgjatet.

Kështu ka paralajmëruar ministri i lartë i kabinetit Michael Gove, shkruan Reuters.

“Mund të themi përfundimisht se nëse nuk marrim masa tani, [shërbimi shëndetësor] do të mbingarkohet në mënyrë që askush prej nesh nuk mund ta pranojë”, ka thënë Gove.

I pyetur nëse bllokada mund të zgjatet përtej dhjetorit, ministri Gove është përgjigjur “Po”.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar e ka numrin më të madh të vdekjeve zyrtare në Evropë nga COVID-19 dhe po përballet me më shume se 20 mijë raste të reja në ditë.

Ngjarja paraprake

Fjolla Morina, dasmë me 300 të ftuar me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë, detajet e ceremonisë VIP në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Tottenham triumfon ndaj Brighton, Bale shënon pas shtatë viteve në Premierligë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian