Bllokada bullgare ndaj RMV- së, Zaharieva: Respektoni marrëveshjen për fqinjësi

Edhe pas pamundësisë për të miratuar kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve me RMV-në e cila u bllokua nga Bullgaria në Këshillin për Punë të Përgjithshme, Sofja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje në tejkalimin e dallimeve me Shkupin, tha minsitrja e jashtme Ekaterina Zaharieva, pas takimit të parë me të dërguarin special nga qeveria jonë, Vllado Buçkovski.

Zaharieva kërkon nga RMV që tw ju përshtatete kushteve të BE-së, para se të kërkojë fillimin e bisedimeve.

Ka vërejtje se Shkupi po neglizhon kërkesat që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi me Bullgarinw.

“Që të jesh anëtare e një familjeje, d.m.th të jesh miq me anëtarët e unionit. Është absudre të diskreditosh anëtar të asaj familjeje. Gjindemi në një fazë delikate të marrëdhënieve tona, ku të dyja palët janë të dëshpëruara për faktin se korniza negociese nuk u miratua kësaj rradhe. Në vërejtjet e palës bullgare si rezultat i të cilave erdhi deri tek bllokimi është korniza negociuese, mos-përmbushja e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2017. Për këtë shkak i alarmojmë fqinjët tanë së paku që një vjet e gjysmë.”, tha Ekaterina Zaharieva, minsitre e jashtme e Bullgarisë.

Buçkovski: Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë

Përfaqësuesi special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski deklaroi se vendi do të vazhdojë me zbatimin e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirw dhe kthimit tw besimit të ndërsjellë, me qëllim që procesi të shkojë para.

“E bindëm dhe Zaharievën dhe ekipin e saj se jemi të përkushtuar që ta zbatojmë marrëveshjen për miqësi të mirë. Kjo do të jetë një vegël ku do të masim të arriturat në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme është koha që më shumë të lavdërohemi me atë që kemi punuar, me vepra, sesa me fjalë të kota. Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë, as unë, as zonja Zaharieva, por mund të ndryshojmë punët në pjesën e infrastrukturës, projektet e përbashkëta kapitale, bashkëpunimin në arsim, shkencë dhe kulturë, bashkëpunimin më të fuqishëm në drejtim të afrimit të dy popujve, dhe këtë do ta bëjmë me sinqeritet.”, tha Vllado Buçkovski, përfaqësues special në Sofje.

Grubi: Kompromisi dhe këmbëngulësia janë zgjidhje e vetme

Për zv.kryeminsitrin e parë Artan Grubi, kompromisi dhe këmbëngulësia janë mekanizmi i vetëm për të tekjkaluar dallimet me Bullgarinë. Pranon se problemi me fqiun lindor është shumë më i vështirë sesa ai që kishim me Greqinë.

Kërkon mbështje të kryeminsitrit Zaev në përpjekjet e tij për qetësimin e marrëdhieve mes Shkupit dhe Sofjes.

“Problemi me Bullgarinë i qaset gjuhës, kulturës, historisë dhe është shumë dimensional dhe prek me thelbin e identitetit kombëtar maqedonas. Nuk ka kjo klasë politike asnjë faj për këtë ngecje të sotme. Faji i vetëm është tek bllokada dhe përdorimi i vetos të njërës së vendeve anëtare, si e drejtë e funksionimit të KE-së. Duhet ta mbështetim kryeminsitrin Zaev në përpjekjet e veta për të zhbllokuar procesin dhe për të shkrirë marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.”, tha Artan Grubi, zv.kryeministër i parë.

Pas mungesës së konsensusit të vendeve anëtare të BE-së për miratimin e kornizës negociuese në samitin e këtij muaji, janë shuar shpresat që vendi të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare këtë vit. (TVM2)

Ngjarja paraprake

Rinis ndeshja PSG-Başakşehir, arbitrat dhe futbollistët gjunjëzohen në protestë kundër racizmit

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 46 viktima dhe 504 raste të reja me Covid 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian