Blinken: Kërcënimi nga terrorizmi është zhvendosur nga Afganistani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke thënë se kërcënimet nga terrorizmit janë zhvendosur gjetkë dhe se SHBA-ja duhet t’i përqendrojë “energjitë dhe burimet e saj” në çështje të tjera të rëndësishme, si pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike.

“Kërcënimi i terrorizmit është zhvendosur në vende të tjera dhe ne kemi çështje të tjera, shumë të rëndësishme, në agjendën tonë”, tha Blinken për televizionin ABC.

Presidenti
amerikan, Joe Biden, njoftoi më 14 prill se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin
të gjitha forcat e tyre nga Afganistani, para 11 shtatorit.

Tërheqja
vjen pavarësisht bllokimit të bisedimeve të paqes midis Qeverisë afgane dhe
grupit militant të talibanëve.

Kundërshtarët
e tërheqjes amerikane këtë vit thonë se ky veprim mund ta zhysë Afganistanin më
thellë në dhunë dhe t’i lërë Shtetet e Bashkuara më të cenueshme ndaj
kërcënimeve terroriste, transmeton REL.

Shtetet e
Bashkuara aktualisht kanë rreth 2,500 trupa në Afganistan.

NATO, e
udhëhequr nga SHBA-ja, ka ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001,
pak javë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Që nga ajo kohë, mbi 2,300 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në luftën në Afganistan. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Të ftuar në dasmën e mikut të tyre, Justin dhe Hailey Bieber marrin vëmendje me dukjen

Ngjarja e ardhëshme

​Borussia Dortmundi tregon nëse do të jetë pjesë e Superligës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian