Blinken “frikëson” Pekinin në bisedën me homologun kinez

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në bisedën me homologun e tij kinez, Yang Jiechi, deklaroi se do të mbajnë përgjegjëse Kinën për shkak të “hapava që kërcënojnë sigurinë në rajonin Indo-Paqësor”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike mes Blinken dhe Yang Jiechi, kreut të Komisionit të Jashtëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Sipas deklaratës, Blinken ka vënë theksin se SHBA-ja do të punojë së bashku me aleatët e saj brenda sistemit ndërkombëtar. Ai vuri theksin se do të mbajnë përgjegjëse Kinën për “përpjekjet e saj që kërcënojnë sigurinë në rajonin Indo-Paqësor” dhe për veprimet që “dëmtojnë sistemin ndërkombëtar”.

Price në deklaratën e tij bëri të ditur se “Sekretari Blinken tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut në rajonet si Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong si dhe do t‘i ushtrojë presion Kinës që të dënojë puçin ushtarak në Mianmar”.

Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij lidhur me politikën e jashtme që mbajti të enjten në Departamentin Amerikan e përcaktoi Kinën si “kundërshtari ynë më i rëndësishëm global”.

Gjithashtu Blinken ka thënë se është i mendimit se Kina ka kryer “gjenocid” kundër turqve ujgurë në rajonin Xinjiang.



. .

Ngjarja paraprake

Bledi Çuçi: Investimet në infrastrukturë, turizmi aseti më i madh i Gjirokastrës për tu zhvilluar

Ngjarja e ardhëshme

Ronaldo bën “kiksa” në stërvitje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian