Blero shfaqet i penduar teksa flet për zënkën që kishte me Noizyn: Ishte faji im

Ai po vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer në treg, i cili që nga fillimi i karrierës e ka ruajtur origjinalitetin e tij në muzikë.

Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi, që së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Glamour Zone’ dhe ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera profesionale.

I njëjti njëherësh ka kujtuar dhe një nga ngjarjet që bëri bujë vite më parë në mediat shqiptare, pikërisht momentin kur reperi Noizy e kërcënoi me fjalor dhe e ofendoi në telefon.

Kjo bisedë që akoma ndodhet në YouTube është përmendur në emision nga moderatorja Ester Bylyku, teksa nuk mungoi një përgjigje edhe nga Blero.

Siç deklaroi, ai lë të kuptohet se gjërat mes tij dhe Noizyt më në fund janë zgjedhur.

“Vite më parë, ti dhe Noizy keni patur një zënkë në telefon. Çfarë ndodhi më pas? Jeni takuar për të sqaruar gjërat?”, ka qenë pyetja e prezantueses, gjersa Blero vazhdoi duke thënë se është sqaruar çdo gjë.

“Sinqerisht, ka qenë faji im prej fillimit. Unë kam qenë ai që kam filluar zënkën kot e kot. Se kam njohur nga afër, kështu që pas asaj që ka ndodh sigurisht që jemi takuar, madje kemi bërë edhe një turne në New York. Nuk është ndonjë çudi e madhe”, shton Blero.

Blero po ashtu ditë më parë solli këngën e re “Merri sytë e mi”, e cila u prit mirë nga publiku. 

Ngjarja paraprake

Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

Ngjarja e ardhëshme

Protokollet janë në fuqi tashmë disa muaj, ndërsa OPH e përshëndeti miratimin e tyre – thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian