Blerja e ARM nga Nvidia mund të bllokohet

Autoritetet Britanike kanë nisur një hetim për blerjen e ARM nga Nvidia për 40 miliardë dollarë. Gjiganti i kartave grafike vendosi të blejë kompaninë nga grupin Japonez SoftBank në Shtator të vitit të kaluar.

Por autoritetet Britanike të konkurrencës janë shprehur kundër marrëveshjes. Teknologjia e ARM gjenden në zemrën e pothuajse çdo smartfoni sot në botë.

Të gjithë procesorët e prodhuar nga Apple, Samsung, Sony dhe Huawei përdorin dizajnin e procesorëve nga ARM.

Industria e çipeve vlen miliarda dollarë dhe është kritike për jetët e gjithsecilit prej nesh. Vitin e kaluar mëse 2,000 liderë bizneset i bënë thirrje Kryeministrit Britanik të bllokojë marrëveshjen.

Nvidia nga ana tjetër ka premtuar të mbajë biznesin në Britani. SoftBank bleu ARM në 2016-ën. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Bëni bashkë aloe vera, limon dhe sheqer, dhe fytyra juaj do t'ju falenderojë

Ngjarja e ardhëshme

Rabotniçki, testi i parë për skuadrën shqiptare 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian