BLENDI FEVZIU: REGISTRIMI i diasporës i domosdoshëm. Bëjeni për familjarët tuaj (VIDEO)

Regjistrimi i DIASPORËS shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një detyrim për secilin nga ju, edhe nëse këtë nuk e bëni për vete, bëjeni për prindërit, për gjyshërit, për të parët tuaj të cilët janë përpjekur për të pasur këto të drejta që shqiptarët në RMV kanë sot dhe tani akoma ma shumë të drejta në bazë të numrit të popullsisë. Këtë thirrje e ka bërë sonte drejtuesi i emisionit OPINION, Blendi Fevziu në hapje të emisionit të tij, transmeton GAZETA.MK

Fevziu kishte porosi të drejtpërdrejt dhe disa herë e përsëriti që DIASPORA shqiptare e RMV-së duhet të  REGJISTROHET, REGJISTROHET, REGJISTROHET për të treguar realisht se sa shqiptarët janë në Maqedoni të Veriut.

“Kam një thirrje të vogël, do ta përsërisë herë pas here, nga sot e deri me 21 Prill është një thirrje që lidhet me CENSUSIN e Maqedonisë së Veriut. Maqedonia po regjistron popullsinë e saj, shqiptarët kanë qenë me censusin e vitit 2001 në mos gaboj, diku 25%. I gjithë pretendimi i shqiptarëve është që ata janë më shumë në Maqedoni të Veriut dhe mund të shkojnë deri në 30%, por që të vërtetohet kjo bindje e shqiptarëve, për tu vërtetuar kjo gjë e cila në njëfarë mënyrë konsolidon të drejtën e shqiptarëve, duhet që çdo shqiptar i DIASPORËS sepse ata që janë në RMV e bëjnë, çdo shqiptar që vjen nga Maqedonia e Veriut dhe jeton në diasporë, të REGJISTROHET, nuk i merr më tepër se 5 deri 6 minuta online për tu regjistruar. Mjafton të ketë një dokument të thjeshtë të RMV-së, certifikatë lindjeje, certifikatë familjare, pasaportë, letërnjoftim, ID, çdo gjë tjetër, është një REGJISTRIM i domosdoshëm për të treguar sa është numri real i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Është një detyrim për secilin nga ju, edhe nëse këtë nuk e bëni për vete do ta bëni për prindërit, për gjyshërit, për të parët tuaj të cilët janë përpjekur për të pasur këto të drejta që shqiptarët kanë sot dhe tani akoma ma shumë të drejta në bazë të popullsisë, kështu që edhe njëherë po u bëj thirrje, REGJISTROHUNI, REGJISTROHUNI, REGJISTROHUNI në Censusin e Maqedonisë së Veriut për të treguar realisht se sa shqiptarët janë, jemi aq sa pretendojmë ne apo jemi aq sa pretendojnë të tjerët, pra ata që mendojnë që ne jemi më pak. Është një detyrë patriotike, është një detyrë e gjithsecilit nga ju por është një detyrim ndaj familjeve tuaja. Për çdo shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.”

Ngjarja paraprake

Golden Eagle Ylli shkarkon trajnerin Fatih Gezer

Ngjarja e ardhëshme

Khabib e konfirmon pensionimin: ‘Unë jam kampion bote, nuk luftoj vetëm për para’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian