Blake Lively reagon pas fitores në gjyqin 400 milionë dollarësh ndaj Justin Baldoni

June 10, 2025
1 minut lexim

Aktorja Blake Lively ka reaguar për herë të parë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje dhe shantazh prej 400 milionë dollarësh, të ngritur nga bashkëpunëtori i saj në filmin It Ends With Us, Justin Baldoni.

Në një deklaratë të fuqishme të publikuar në Instagram, Lively, 37 vjeçe, shprehu mirënjohje për 19 organizatat që u bashkuan në mbështetje të saj dhe të së drejtës së grave për të folur për sigurinë e tyre.

“Ashtu si shumë të tjera, edhe unë kam ndier dhimbjen e një padie hakmarrëse,” – shkroi ajo. “Edhe pse rasti ndaj meje u hodh poshtë, shumë gra nuk kanë mundësinë për t’u mbrojtur.”

Pas një viti të trazuar ligjor, ylli i Gossip Girl, e cila ka katër fëmijë me aktorin Ryan Reynolds, u shfaq në mbrëmjen Tribeca Artists Dinner në New York, duke reflektuar qetësi dhe vendosmëri.

Ajo premtoi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e grave për të folur, për dinjitetin dhe historinë e tyre, ndërsa falënderoi publikisht të gjithë ata që qëndruan në krah të saj, miq, ndjekës e organizata.

Lively publikoi edhe një listë të plotë të organizatave që e mbështetën ligjërisht me amicus briefs, përfshirë: California Women’s Law Center, Equal Rights Advocates, Her Justice dhe Coalition Against Trafficking in Women.

Një zëdhënës i saj theksoi se këto grupe janë bashkuar për të kundërshtuar përpjekjen e Justin Baldoni për të “shkatërruar një ligj që mbron gratë që ngrejnë zërin, thjesht për të mbrojtur veten.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

18 raste të dhunës në familje gjatë majit në rajonin e Ferizajt

Të fundit nga

ShkoLartë