blake lively dhe ryan reynolds dhuruan 900 mije euro per viktimat e uraganit ne shba 670daa5e96050

Blake Lively dhe Ryan Reynolds dhuruan 900 mijë euro për viktimat e uraganit në ShBA

October 15, 2024
1 minut lexim

Për shkak të dëmeve të shkaktuara në ShBA nga uraganet Helene dhe Milton, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, dhuruan 900 mijë euro për të ndihmuar popullsinë amerikane.

Ata i dhuruan paratë për ‘Feeding America’ pasi Uragani Milton goditi zonën e Floridas të mërkurën mbrëma. Në këtë mënyrë ata treguan sërish anën e tyre humane.

Gjesti i tyre bujar pasoi lajmin se mikesha e tyre, ylli i muzikës Taylor Swift, dhuroi afro pesë milionë euro për të njëjtën kauzë.

Drejtoresha Ekzekutive e Feeding America, Claire Babineaux-Fonteno, vlerësoi çiftin për kontributin e tyre në ndihmën e të prekurve për të rindërtuar shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u rikuperuar financiarisht nga uraganet që shkatërruan shtetet juglindore.

“Mbështetja e tyre e gjatë për Feeding America në kohë krize ka ndihmuar rrjetin tonë në terren, gjatë dhe pas fatkeqësive”, shkroi Babineaux-Fonetno në rrjete sociale.

Ajo theksoi se fondet do të jenë vendimtare në sigurimin e nevojave bazë si uji, ushqimet e gatshme dhe furnizimet për komunitetet që përballen me humbje masive dhe detyrën e frikshme të rimëkëmbjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

eshte koha per te kufizuar pushtetin e kryetareve gjorgjevski propozon futjen e mekanizmit per zevendesimin e autoriteteve lokale 670da1edf17a3
Story i mëparshëm

Është koha për të kufizuar pushtetin e kryetarëve/ Gjorgjevski propozon futjen e mekanizmit për zëvendësimin e autoriteteve lokale

rubin kazan publikon foto te dakut dhe kvaratskhelias krenohet me dy lojtaret 670dbbf3e882f
Story i radhës

Rubin Kazan publikon foto të Dakut dhe Kvaratskhelias – krenohet me dy lojtarët

Të fundit nga

ShkoLartë