“Bjeri sa t’munesh se s‘ta ka bo Nona”

“S’ka mo tula t‘magarit“ thoshim na në Gjakovë. Edhe “cucllës mashtruese” politike të Bashkimit Europian dedikuar qeverisë aktuale të Republikës sonë Kosovës i ka humbur vlera së bashku me të gjitha mashtrimet shumëvjeçare dekada me radhë edhe iu ka dalë „era si pushkës së gatë“.

E për këtë gjithmonë dhe për ndihmën e madhe që po ia bën vendlindjes sonë Kosovës, i qofshim falë Zotit dhe forcës së tij, të cilën ditë, për ditë e më shumë, shtetit tonë Kosovë – Dardanisë në krye me Qeverisjen aktuale po ia rritë forcën e rezistencës konfront të të gjitha mashtrimeve e “përkrahjeve” të llojeve të ndryshme kamufluese edhe atë më shumë se 20 vite me radhë!

Pse?

Sepse shumica e qeveritarëve të kohës në fjalë ishin naiv e lakmues të bëheshin liderë, por që kurrë nuk ishin, pa marrë parasysh, se janë bërë milionerë s‘janë dhe kurrë s‘do të jenë për Kosovën tonë që e kanë gërrye e shfrytëzuar sipas motos: “Bjeri sa t’munesh se s‘ta ka bo Nona”!

E për fat të keq REPUBLIKËS SONË, KOSOVËS qeveritë e kaluara edhe tanimë deputetët naiv, ekstravagant e të llastuar me kravata të shtrenjta e flokë të mbjellura etj… po ashtu edhe me deputetet “manekene” false, të pispillosura që njeriut menjëherë i bien në sy me ndryshimet rapide-vizuale dhe sjellin dëm, n’vend që t’ngazhohen për reforma të reja për VENDLINDJEN tonë, ata*o vetëm pa pikë mëshire po gjuajnë gurë në drejtim të qeverisë aktuale!

Me ndryshime që krahasuar me të kaluarën jo shumë të largët kohore na mahnitë!

Me një pamje sikur të ishin deputetë*e të parlamenteve shekullore parisienë edhe atë në këto kohë kaq të vështira ekonomiko-sociale duke e anashkaluar pjesën tjetër dërmuese të të njëjtit popull parlament-zgjedhës të tyre!

Popullit të varfër fukara e të gjorë, i cili po këtyre deputetëve e deputeteve iu ka dhënë votën, i ka zgjedhë dhe i ka bërë “dosta” e “dostina” përderisa për veten e vet, çdo ditë me lot në sy, bien copë duke kërkuar çdo skutë të shtëpisë që të gjejë ndonjë cent për t’iu blerë fëmijëve Bukën e gojës!

Skuta t’shtëpisë që në çdo moment duket se do t’rrëzohet, por prapëseprapë me një krenari të paparë si kështjellë e fortë e kohërave të kaluara edhe tani të gjitha stuhive t’lloj-llojshme shkatërruese okupuese rezistencë iu bën.

T’iu siguroj bukën e gojës së fëmijëve, të cilëve në fillim të këtij viti të ri shkollorë 2022/2023 matrapazët naivë shkurtpamës e sharlatan “s’bashku përçarës” iu mohuan dhe iu uzurpuan të drejtën për të shkuar në shkollë.

Pra, mashtrimet, manipulimet, si dhe “përkrahjet” duhet të marrim fund.

Boll më me rrena sikurse në emër të liberalizimit të vizave.

A kujtojnë shtetet e BE-janë se kungulli gjithmonë ecë përmbi ujë aaaa???!!!

Unë, ju them Joooooo.

Pse???!!!

Sepse:

BE-ja në kuadër të fjalës “bashkim” duhet që të bëjë ndryshime në të gjitha Aktivitetet e jetës së përditshme, në shumicën e ligjeve politiko-ekonomike-financiare në konstelacion me shtetin e Kosovës, sepse Kosova që nga viti 1999, përkatësisht që nga viti 2002 mjet qarkullues financiar, e ka euron dhe ende asnjë qytetarë posaçërisht shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të lëvizin të lirë nëpër shtetet e BE-së. Përderisa edhe ato shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës qarkullon e bëjnë transaksione për eksport dhe Import me euro edhe hyjnë e dalin “hin beg se s’ka havale!” në territorin e shtetit të Kosovës, duke shitur mend me fluturimet ajrore me aeroplan të KFOR-it, po ashtu shumica e udhëheqësve të BE-së, bile as nuk qarkullon me linjën ajrore direkte për Kosovë sepse nuk duan të ndjehen të nënçmuar nga Serbia, e që në të njëjtën kohë duke vepruar kinse po e respektojnë Serbinë, ata po zhvlerësohen vet.

Unë nuk e dijë nëse e keni vërejtur se udhëtimi me linjën direkte ajrore nga Gjermania në Kosovë, aeroplani e bën një rreth-rrotullim duke e respektuar 16 në 13 shin. Turp. Turp. Turp!

Por, ja edhe një gjë tjetër që sipas meje s‘është aspak për tu akceptuar që shumica prej grashtetaseve dhe burrështetasve të BE-së gjumin e bëjnë më të “sigurte” në Serbi se në Republikën tonë, në Kosovë?!!!!

Ndoshta këtë askush nuk e din sepse nuk i intereson agjenda e politikanëve të BE-së!

Por, të dashur e të dashura lexuese të këtij opinioni tim, a ju ka ra me ndëgju një fjalë të urtë popullore tonën shqiptare që thotë:

“Njeriu e bën gjumin aty ku ndjehet i “sigurte”!”

Andaj kërkoj edhe dëshiroj që të gjithë funksionarët politik europian dhe jo vetëm, më tutje të mos insistojnë siç thotë një fjalë e urtë popullore që ta përdorin “pluhurin si barë t‘syve” për popullin, posaçërisht për popullin tonë shqiptarë të shtetit të Kosovës sepse njëherë e përgjithmonë autostrada e “pluhurit” që ta lëndon irisin, duhet të marr FUND.

P.S.

Me datën 21.11.2022 e hënë, menjëherë pas takimit “marathonomak” 8 orësh të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, z.Josep Borrell, z. Miroslav Lajçak bashkë me Aleksandër Vuçiinq, z.Josep Borrell-it ia dërgova një e-mail në gjuhen e nënës së tij si vijon:

Image

 

 

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Përurohet varri i mbesës së Hasan Prishtinës – Elma (Omer) Prishtinës

Story i radhës

Ukrainë, mbi 15 mijë persona të zhdukur gjatë luftës

Të fundit nga