Biznesi i Facebook lulëzon në pandemi

Vitin e kaluar rrjeti social Facebook u kritikua shumë për mënyrën sesi menaxhoi dezinformimin rreth Covid-19.

Titujt e lajmeve ishin kudo të mbushura me kritika për Facebook duke krijuar një përshtypje se gjiganti i teknologjisë po humbet përdorues, reklamues dhe po vihet nën shënjestrën e autoriteteve.

Por ditën e Mërkure rrjeti social më i madh në botë tregoi një realitet krejt tjetër dhe performanca e biznesit të tij është prova më e qartë.

Facebook tha se të ardhurat u rritën me 56% në 29 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë të 2021, që do të thotë se u rrit më shpejtë sesa Apple dhe Microsoft.

Madje edhe fitimi u rrit në shifra rekord prej 101% në 10.4 miliardë dollarë. Përdoruesit ditorë në Facebook, Instagram dhe WhatsApp së bashku u rritën në 12% në 2.76 miliardë.

Që prej fillimit të vitit çmimi i aksioneve të Facebook është rritur me 39%. Industria e reklamimit dixhital ka shënuar një boom gjatë pandemisë dhe këtë e kanë treguar edhe rivalët e Google dhe Snap. /CIO Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Britney Spears më e lirë se kurrë

Ngjarja e ardhëshme

Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendor, shpirtëror dhe kulturor i Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian