bitcoin dhe ethereum rriten pasi te dhenat tregojne renie te inflacionit 67d1ad87be8fa

Bitcoin dhe Ethereum rriten pasi të dhënat tregojnë rënie të inflacionit

March 12, 2025
1 minut lexim

Çmimi i Bitcoin u rrit ditën e Mërkure pasi inflacioni në SHBA tregoi sinjale pozitive me çmimet konsumatorë të cilat u rritën më pak sesa ishte parashikuar.

Indeksi i Çmimeve Konsumatore (CPI) u rrit me 2.8 përqind në 12 muaj e fundit. Ekonomistët prisnin nj indeksi i cili gjurmon ndryshimin e çmimeve, të rritej me 2.9 përqind krahasuar me një vit parë.

Bitcoin u rrit në 84,000 dollarë ndërsa Ethereum dhe Solana në 1,900 dhe 127 dollarë, respektivisht.

Rezerva Federale ka monitoruar se si manovrat e politikës së Trump mund të komplikojnë luftën e saj të inflacionit.

Kryetari Jerome Powell tha javën e kaluar se pavarësisht zhvillimeve të fundit, “pasiguria rreth ndryshimeve dhe efekteve të tyre të mundshme mbetet e lartë”.

Rezerve Federale pritet gjerësisht të mbajë të qëndrueshme normat e interesit në takimin e politikës së saj javën e ardhshme, kur do të publikojë gjithashtu parashikimet e përditësuara për rritjen ekonomike dhe normat e interesit. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski bdi se nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatesve por fshehja e krimit 67d1aaf4cc516
Story i mëparshëm

Mickoski: BDI-së nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatësve, por fshehja e krimit

murtezani zgjerimi i be se nuk eshte vetem proces politik por edhe rruge drejt stabilitetit progresit ekonomik dhe sigurise 67d1adc08a5f7
Story i radhës

Murtezani: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm proces politik, por edhe rrugë drejt stabilitetit, progresit ekonomik dhe sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë