Bislimovski: Në afat prej 24 orëve do t’i ndryshojmë vendimet për çmimin e rrymës nëse kompanitë dorëzojnë kërkesë të tillë

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Vendimet tona për çmimin e energjisë elektrike mund të ndryshohen nëse kompanitë energjetike parashtrojnë kërkesë te Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbime Ujore (KRRE) me të dhëna të reja. Deri më tani kompanitë nuk kanë dorëzuar kurrfarë të dhënash, ndërsa nëse dorëzojnë jemi të gatshëm në afat prej 24 orëve t’i ndryshojmë vendimet tona, konfirmoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

“Ne nuk guxojmë të sjellim vendim i cili do t’iu shkaktojë kompanive humbje, sepse për këtë unë si kryetar dhe anëtarët e KRRE-së do të përgjigjemi penalisht sepse kemi punuar në kundërshtim me ligjin. Me Ligjin për energjetikë është paraparë që secila kompani të realizojë profit të saj, ndërsa vendimet tona i mbajnë kompanitë në kondicion edhe që të punojnë në zero pozitive”, tha Bislimovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media.

Nëse kompanitë janë të gatshme të punojnë me humbje, shtoi, ne jemi të gatshëm në afat prej 24 orëve pas dorëzimit të të dhënave të kompanive t’i ndryshojmë vendimet tona për çmimin e energjisë elektrike. fc/

Ngjarja paraprake

“E kam mbajtur sekret”! Ylli i Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël me foto nudo

Ngjarja e ardhëshme

Pas Tiranës, këto janë pesë qytetet më të goditura nga pandemia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian