Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Poloni.
Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”.
Bislimi do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka.
“Në këtë vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”, si dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka.”
Burimi: botasot.info