Bisedimet me Bullgarinë, Petkov: Ka përparime, jemi optmist

Maqedonia e Veriut i takon familjes evropiane dhe Sofja zyrtare dëshiron ta arrijë këtë rezutat, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov. Duke mos zbuluar detaje, Petkov theksoi se bisedimet me Shkupin po lëvizin në drejtim të duhur dhe në disa fusha ka përparime të caktuara. Potencoi nevojën për avancimin e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi lajme të mira për pjesën e bisedimeve dy palëshe mes ministrive të ndryshme. Siç e dini, vazhdimisht nënshkruajmë memorandume. Kemi lajme të mira edhe për komisionin e historisë. Disa çështje që ishin të rënda të tejkalohen tash duken të mundshme për t’u tejkaluar. Jam optimist për tërë procesin, se do të arrijmë me Dimitarin gjithçka që vizatuam, sa më shpejt.”, tha kryeministri i Bullgarisë, Kril Petkov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

30 vjet nga formimi i ARM-së, Petrovska: Kapacitetet mbrojtëse,të domosdoshme

Story i radhës

Kovaçevski: Shtyerja e negociatve, destabilizon rajonin

Të fundit nga