Bisedat Kosovë-Serbi?!

Në vazhdimësinë e bisedave mes dy shteteve sovrane, si duket po vazhdon kjo odesiadë. Gjithnjë në dam të shtetit të Kosovës, apo tokave shqiptare, siç ishte më parë me Maqedoninë 2500 hektar tokë dhën asaj dhe me Malin e Zi që iu dhanë 8500 hektar tokë e Kosovës. Kosova, pos këtyre dameve që u cungua me terotor, ajo është damtuar dhe paralizuar edhe me ligjet e futura në Kushtetuten e saj, duke favorizuar pakicën serbe që përbën më pak se 3 % të popullatës së Kosovës. Tash, Kosovën po e pret rreziku akoma më i madhë me marrëveshtjen finale me Serbinë.

Shteti Sovran i Kosovës do të humb akoma teritor dhe përmbrenda do jetë, jo funkcional me shetin e tretë të komunave serbe. Kosova, në bisedat finale me serbin, kurrë nuk ka qenë më e dobët, sepse këtë dobësi e krijuam vet me pandërgjegjshmëri. Të përçarë mes veti subjektet politike, të shkatrruar me korupcion e hajni, të angazhuar për bisedime me njerëz, jo kredibil dhe të dishëm e jo profesionistë etj.

Elita politike nuk është e zonja me çartësuar qëndrimin dhe platëformën e saj për bisedime. Ajo e humbë kohën duke pritur çka thonë amerikanët dhe evropjanët, e kurrësei me bashkëpunuar me platformë me aleatët tanë. Prishtina zyrtare, ka nevoj konsultime për platëformën e saj me shtetin amë Shqipërinë dhe me qëndrim të përbashkët me dalë për marrëveshtje finale me Serbinë.

Vallë a nuk na mësoi histori neve shqiptarëve, që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorve në Londër, Paqa e Versajit në Francë, Marrveshtja e Jaltës etj. Tash, nuk mund ti fajsojmë qendrat e vendosjës për atë dhe për këtë, sepse ne duhet të jemi të konsiliduar me qëndërime mes vet dhe pastaj të koordinomi me aleatët tanë.

Ngjarja paraprake

Maqedonët paraqesin një foto të dhimbshme të Kosovës, të fshatit Llukar

Ngjarja e ardhëshme

Izrael, mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian